Sërish një super performancë nga portieri i Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muric, në Premier Ligë.

Aro, me pritjet e tij ishte lojtari më i vlefshëm i skuadrës Burnley në përballje kundër Sheffield United. Ai është vlerësuar me notën 9 për performancën e tij.

Pas ndeshjes, Aro Muric, tha se ndihet mirë dhe se është duke bërë punën e tij pas rikthimit si portier i parë nga trajneri Kompany.

“Po ndjehna mirë, ishte një fitore e mirë jashtë shtëpisë. Mendoj se është detyra ime të bëjë pritje, ishte ndeshje e mirë dhe jam i lumtur për këtë. Golat në fillim të ndeshjes na dhanë një mundësi që të marrim frymë. Nuk patë “deja vu” si herën e fundit kur ishim këtu, e gjetëm një mënyrë. Unë e bëjë punën time, nuk kam shumë shqetësime Mendoj se do ta bëjmë (qëndrimin në Premier Ligë”.

10 pritjet e Aros ishin vendimtare në fitoren e Burnleyt, për të cilën skuadër këto 3 pikë janë të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Ligën Premiere.