Ismet Munishi vlerësoi lart derbin e zhvilluar të shtunën, mes Ballkanit dhe Dritës, dy skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:2.

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit”, Ismet Munishi, theksoi sërish se sezoni aktual ishte i “bajatshëm”, por lavdëroi lojën e shfaqur në derbin në fjalë.

“Kampionati ishte i bajatshëm deri te kjo ndeshje. Ka 50 shikues ishin nëpër ndeshje. Unë mendoj se duhet të jenë 5-6 mijë shikues në Superligë, në derbi duhet të jenë 10 mijë. Tabela është interesant. Ka garë të fortë për titull, për dalje në Evropë, për mbijetesë e ikje nga barazhi. Vetëm Liria nuk ishte fare në element, ka qenë dështim total”, tha fillimisht trajneri i mirënjohur.

“Infrastruktura dhe referimi lënë për të dëshiruar edhe këtë sezon”, shtoi ai.

“Ishte dashtë që kjo garë, me këtë rivalitet, të ishte e mbushur me tifoz. Ndeshje si Ballkani – Drita duhet të ketë më shumë futbolli i Kosovës. Referimi ishte i mirë, loja ishte shumë e fortë dhe e luftuar. E prishën pas ndeshjes me deklarata, por gjithsesi ndeshja ishte me të gjitha, duhet pasur më shumë këso ndeshje që të shkojmë përpara”, deklaroi Munishi në “Favorit”.