Besiktasi mund t’i thotë lamtumirë Ernest Muçit, të cilin e transferoi për 10 milionë euro këtë merkato.

Anëtari i Kongresit të Besiktasit dhe komentatori i Futbollit, Bulent Uslu bëri një pretendim të shpejtë për 23-vjeçarin shqiptar me numrin 10.

Duke folur në emisionin “Studio Football” të transmetuar drejtpërdrejt në TGRT News, Uslu u shpreh se lojtari i ri mund të bëjë një transferim të madh dhe tha: “Muçi ka marrë një ofertë prej 18 milionë euro. Ndoshta do ta shesin për 25, ndoshta 30 milionë euro. Ai. është një lojtar i ri dhe i mirë, Muçi do të luajë edhe në Europian”, tha ai, transmeton Blic.

23-vjeçari shqiptar ka shënuar 3 gola në 10 ndeshje me fanellën bardhezi këtë sezon.