Distria Krasniqi është kampione evropiane në xhudo. Medaljen e artë në Evropianin në Zagreb, Distria e fitoi të enjten.
Ajo ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi.
Në finale Distria e mposhti italianen Odette Giuffrida. Atë e mposhti me uazari në kohën shtesë. As Giuffrida nuk e rrezikoi asnjëherë xhudisten kosovare.
Për Distrinë është titulli i dytë i Evropës për seniore. Ka edhe dy medalje të argjendta evropiane e dy të bronzta, si dhe shumë të tjera në kategori të reja





























