Mirlind Daku ka ndihmuar Rubin Kazan të fitojë derbin me Zenit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol në këtë përballje në triumfin e skuadrës së tij me shifrat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u tund rrjeta. Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua nga Zotov dhe sulmuesi kuqezi shënoi golin e epërsisë.

Daku nuk u ndal këtu, pasi në minutën e 67′ asistoi për Martynoviçh për rezultatin 2-0.