Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore gjatë paradites së sotme (e premte) në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve finale për përballjen e mbrëmjes kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, gjë të cilën e praktikon përzgjedhësi Franco Foda para çdo ndeshje.
Futbollistët dardanë, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Foda dhe stafit të tij teknik, u angazhuan në ushtrime të lehta fizike dhe disa lojëra të shkurtra me top, duke u fokusuar në ruajtjen e freskisë fizike dhe koncentrimit të nevojshëm për sfidën e mbrëmjes.
Sipas raportimeve të ATV, Kosova do të startojë me dy debutant, Fisnik Asllani dhe Elvis Rexhbeçaj.