Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova ka shënuar gol kundër Paris Saint-Germain.

Goli spektakular i Zhegrovës u shënua në minutën e ’78, ne ndeshjen qe Lille e humbi 1-3.

Ndryshe, 25-vjeçari është ftuar edhe te kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit.

Sfidën e parë, Dardanët do ta zhvillojnë ndaj Rumanisë të premten në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.