Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi ka vazhduar shkëlqimin me klubin e tij zviceran, Lugano, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Konferencës të enjten mbrëma.

Lugano mori një fitore të madhe në udhëtim te Mlada Boloslav me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Më meritoni për këtë fitore të zviceranëve padyshim se ishte portieri i Kosovës, Amir Saipi.

Saipi arriti t’i bëjë pesë pritje në këtë takim, ndërsa priti edhe një penallti në minutën e 81-të duke pamundësuar barazimin e rezultatit.

Pas kësaj paraqitje, Saipi u vlerësua me notë 8.7 dhe është pjesë e formacionit më të mirë të javës nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.