Kristian Shpendi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola me fanelën e Çezenës, në ndeshjen e Serisë B, ndaj Breshias. Shpendi përktheu në gol dy penallti, më saktësisht në minutën e 15 dhe 53.
21-vjeçari vijon me formën e mirë, teksa në edicionin e kaluar në Serinë C, realizoi jo pak por 20 gola në 32 ndeshje të zhvilluara. Shpendi premton shumë për të ardhmen, falë talentit që djaloshi kuqezi ka.



























