Një tregolësh i Lionel Messi-t dhe dy gola të Luis Suarez e ngritën Inter Miami në nivele të reja të shtunën në mbrëmje, duke vendosur një rekord në MLS.
Inter Miami ka vendosur rekordin e pikëve në MLS falë tregolëshit të jashtëzakonshëm në 11 minuta nga Lionel Messi në një fitore 6-2 me përmbysje ndaj New England Revolution të shtunën.
Rezultati bëri që Inter të marrë 74 pikë në 34 ndeshje, duke thyer0 rekordin e mëparshëm të New England-it prej 73 pikësh të vendosur në 2021-shin.
Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt në mënyrën më të mirë të mundshme: me Suarez dhe Messin në listën e golashënuesve dhe duke bërë historinë në MLS, përsëri.
Tani, është momenti i playoff-it. Miami është numri 1 dhe do të presë fituesin e ndeshjes të Konferencës së Lindjes mes CF Montreal dhe Atlanta United fundjavën e ardhshme.