Analisti Fabio Capello i ka kërkuar portierit Manuel Neuer të pensionohet pas paraqitjes së dobët në humbjen 4:1 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.
Neuer dëshpëroi me paraqitjen, duke pësuar një gol nga ish bashkëlojtari Robert Leëandoëski, si dhe het-trik nga Raphinha.
Megjithatë, ish përzgjedhësi i Anglisë beson se ka ardhur koha që Neuer të bëhet futbollisti i radhës që i “varë dorëzat”.
“Kur disa portierë arrin në një moshë të caktuar, atëherë duhet të kenë kurajo për t’u pensionuar”.
Nuk ishte vetëm Capello që e kritikoi gjermanin, ngase edhe ish kapiteni i Bayernit Lothar Matthaus kishte fjalë jo të mira për paraqitjet e fundit të portierit të Gjermanisë.
“Nuk dua ta lëndoj Manuel, por nuk i jep mbështetje ekipit si në të kaluarën. Manuel Neuer nuk është ai që njohim për momentin. Nuk i mbron më ato gjuajtjet e papritshme, ka ndryshuar shumë”.
“Ishte i përfshirë në të gjitha situatat, ndihmonte edhe në kundërsulme me disa pasime të bukura. Aktualisht nuk i sjell siguri mbrojtjes”.
“Demonistrim tjetër është se ka mbrojtur 40 për qind të rasteve në Bundesliga. Shpresoj ta gjej formën në lojën e dikurshme si dhe besimin”.



























