Reali i Madridit ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Celta Vigos në sfidën e vlefshme për javën e 10 të La Liga. Kjo ndeshje përfundoi 1-2 në favor të “Los Blancos”.
Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan të parët në avantazh. Supergoli i Kylian Mbappe në minutën e 20 i dha avantazhin madrilenëve, madje ata mbyllën edhe pjesën e parë në avantazh.
Me nisjen e pjesës së dytë, Celta Vigo u bë më e rrezikshme, madje gjeti barazimin ne minutën e 51 me Williot Swedberg. Megjithaë, goli i Vinicius në minutën e 66 vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.
Me këtë fitore djemtë e Ançelotit mbeten në vendin e dytë, por shkojnë në kuotën e 24 pikëve po aq sa Barcelona kryesuese, por katalanasit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër Celta Vigo me 13 pikë renditet në vendin e 10.