Barcelona nuk ka arritur t’i marrë tri pikët e plota nga përballja me Celta Vigon të shtunën në mbrëmje, edhe pse udhëhoqi me dy gola epërsi deri në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 14-të të La Ligas spanjolle u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.
Raphinha ia dha epërsinë Barçës në minutën e 15-të. Robert Lewandowski e dyfhisoi në minutën e 61-të.
E në minutën e 82-të, Marc Casado u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë duke lënë Barcelonën me një futbollist më pak në fushë.
Dhe vetëm dy minuta më pas, Alfonso Gonzales realizoi pas gabimit të Barçës, ndërsa Hugo Alvarez në minutën e 86-të barazoi gjithçka për 2:2.
Në tabelë, Barcelona mbetet lider me 34 pikë të tubuara. Tani prin me pesë pikë para Atletico Madridit. Ndërsa Reali, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara (12), ka 27 pikë në pozitën e tretë.