Ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e fundit me Zvicrën për basketbollistin Jonathan Kazadi, të cilin Federata zvicerane e ka prezantuar si lojtar ikonik. Prej vitit 2010 e tutje, Kazadi i ka luajtur 68 ndeshje me Zvicrën dhe përshëndetet nga përfaqësuesja në ndeshjen e 69-të.

Ndërkohë për herë të parë me përfaqësuese do të luajë talenti i madh i Zvicrës, Lucas Maniema. 18-vjeçari është pjesë e skuadrës spanjolle Gran Canaria.

“Zviceranët do t’i qasen ndeshjes me dëshirë të pashmangshme për revansh ndaj ekipit kosovar që i fitoi dy përballjet e fundit, vitin e kaluar. Lojtarët e Ilias Papatheodorou janë të vetmit të pamposhtur në Grupin A. Kanë dy fitore në po aq ndeshje dhe mund të bëjnë hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë nëse janë të suksesshëm”, ka shkruar Federata zvicerane.

Për dallim nga Kosova, në Zvicër basketbolli nuk është prej sporteve më të popullarizuara.