Kosova ka pësuar humbjen e radhës në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
”Dardanët” u mposhtën në udhëtim nga kombëtarja e Zvicrës, me rezultat 75-43, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte ndeshja e parë që Kosova udhëhiqet nga trajneri francez, Jean-Denys Choulet, pas largimit të Rami Hadar.
Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte zvicerani, Boris Mbala me 15 pikë, ndërsa te ”Dardanët” u dallua Mikaile Tmusic me 9 pikë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës me 24 nëntor, derisa renditet në vendin e tretë me katër pikë nga tre ndeshje./IndeksOnline/