Federata e Kick Boks-it e Kosovës, në një ceremoni të veçantë ka zgjedhur sportistët e dalluar për vitin 2024.
Artor Mehmeti, nga Fight Club Arbër, me vendim unanim të strukturave të Federatës së Kick Box-it të Kosovës është zgjedhur Kickbokseri më i mirë i Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve për vitin 2024.
Gjatë vitit 2024, Artor Mehmeti ka arritur rezultate të konsiderueshme duke e përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Në fillim të vitit, Artori ka fituar titullin e më të mirit të Republikës së Kosovës në Kampionatin Shtetëror në Kick-box të mbajtur më 04.05.2024, në kategorinë për senior deri në 67 Kg në disiplinën LK, vendin e 5-të në Kupën e Botës të organizuar në nga 16-19 Maj 2024 në Stamboll të Turqisë, vendin e 3-të në Kampionatin Ballkanik të Kick-Box-it it në Bar të Mal tè Zi, 1-2 qershor 2024, si dhe vendin e 5-të në Kampionatin Evropian të Kickboxit mbajtur në Athinë të Greqisë nga data 1-10 Nëntor 2024.
Po kështu, gjatë vitit 2024, ai ka shënuar fitore të rëndësishme në turnire brenda dhe jashtë vendi.
Me rastin e pranimit të vlerësimit, Artor Mehmeti ndër të tjera theksoi: “Jam tepër i nderuar me vlerësimin që më është bërë nga Federata e Kick Box-it duke më zgjedhur sportistin e vitit 2024, përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare është nderi më i madh që mund të ketë një sportist dhe se do të punojë edhe më fortë që flamurin shteteror ta ngrisim sa më lart në garat ndërkombëtare”.
Ai e falënderoi në veçanti trajnerin e tij Migjen Shala për tërë mundin dhe perkushtimin pa kursim që e ka bërë për përgatitjen e tij si dhe Kryetarin e Federates z. Fatmir Makolli për besimin e dhënë për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare.
Kryetari i Federatës së Kick Box-it të Kosovës, z. Fatmir Makolli, i cili sapo është rizgjedhur në krye të Federatës edhe për një mandat, duke i uruar sportisët për sukseset e tyre i vlerësoi lartë rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 si dhe premtoi angazhim maksimal për më shumë suksese në vitin 2025.
Në kategorinë e femrave epiteti më të mirës i takoi Donjeta Menxhiqit ndërkaq juniori më i mirë u shpall Rron Kasumi nga Klubi “Team Menxhiqi” nga Vushtrria.
Po kështu, për Kickbokserët tjerë të cilët kanë shënuar suksese gjatë vititit Federat e Kick box-it ndau mirënjohëje.
Me mirënjohje nga Federata e Kick Box-it u nderuan edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Ish Presidenti Besim Hasani si dhe Kampioni Olimpik legjenda e boksit Aziz Salihu.