Atletico Madridi ka avancuar në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, pas fitores së arritur në minutat e fundit.

Atletico të enjten mbrëma fitoi 3:1 në udhëtim te Cacereno, skuadra e kategorisë së katërt e futbollit spanjoll.

Alvaro Merencio shënoi pas gjysmë ore lojë për vendësit, për 1:0.

Clement Lenglet e nisi serinë e golave për mysafirët në minutën e 83-të.

Dy minuta më pas, nga loja me kartonin e dytë të verdhë te vendësit u përjashtua Jaime Sancho.

Kjo u shfrytëzua nga mysafirët që shënuan me Rodrigo de Paulin dhe Julian Alvarezin, në minutën e dytë e të pestë të kohës shtesë.