Bayer Leverkusen siguroi një fitore të rëndësishme ndaj St. Pauli, me rezultat 2-1 në “BayArena”.

Florian Wirtz shënoi që në minutën e 6-të, pas një asistimi të bukur nga Granit Xhaka, ndërsa Jonathan Tah dyfishoi avantazhin në minutën e 21-të.

St. Pauli ngushtoi diferencën në minutën e 84-të me Guilavogui, por nuk arriti të shmangë humbjen. Leverkusen vazhdon të tregojë formë të lartë këtë sezon.