Chelsea ka vazhduar me fitore në Premier League të Anglisë. Chelsea të dielën fitoi derbin e Londrës kundër Tottenhamit me rezultatin 4:3. Ndeshja Tottenham – Chelsea i takoi javës së 15-të të elitës së futbollit anglez.
Tottenhami ishte i pari që shënoi dy golat e parë. Për 1:0 realizoi herët në minutën e pestë nëpërmjet Dominic Solankes, kurse Dejan Kulushevski realizoi për 2:0 në minutën e 11-të. Gjashtë minuta më vonë, Jadon Sancho ngushtoi epërsinë në 2:1, rezultat me të cilin u mbyllë pjesa e parë. Por Chelsea shënoi edhe tri gola tjerë në pjesën e dytë për ta fituar takimin 4:3. Rezultatin në 2:2 e barazoi Cole Palmer në minutën e 61-të nga penalltia, kurse Enzo Fernandez më pas shënoi për 3:2 në minutën e 73-të. Palmer shënoi edhe një gol tjetër nga penalltia.
Ai realizoi në minutën e 84-t golin e dytë personal.
Son Heung-min në minutën e 96-të shënoi për 4:3.
Me fitore Chelsea është ngritur në vendin e dytë me 31 pikë nga 15 ndeshje, kurse lider është Liverpooli me 35 pikë nga 14 ndeshje. Tottenhami zë vendin e 11-të me 20 pikë.