Atë që Lukas Pinheiro Braathen (Brazil) dhe Marcel Hircher (Austri) nuk arritën ta bëjnë, Lara Colturi ia doli: vetëm një javë pas ditëlindjes së 18-të ajo prezantoi një vend të ri në podiumin e Kupës së Botës – Shqipërinë.
Me sigurimin e vendit të dytë në sllallom në Gurgl të Austrisë, supertalentja tregoi në mënyrë mbresëlënëse pse një ditë mund të bëhet yll i madh në skitari.
Receta për sukses? “Pa stres, vetëm argëtim”. Të paktën kështu shprehet ajo.
Dhe ti mendon sikur është kaq e lehtë. Por Colturi, e cila la Federatën Skitare të Italisë në moshën 15-vjeçare sepse ekipi i saj privat donte më tepër liri, mund të luftojë për medalje. Në shkurt të vitit 2023, ajo këputi ligamentin kryqëzor derisa po bënte ngrohje për Kupën e Botës. Ajo u kthye shpejt, gjuri nuk i shkaktoi asnjë problem dhe vera e këtij viti ishte e shkëlqyer.
Dhe tani vendi i parë në podium. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar nëpërmjet rrjeteve sociale. Edhe pse jo ekspert i skitarisë, ai shkroi fjalë të mëdha.
“Skitarja Lara Colturi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skitarisë, ka arritur një rezultat historik. Ajo doli e dyta në këtë ngjarje të rëndësishme sportive dhe ngriti për herë të parë flamurin shqiptar lart në podium”.
Colturi ka dukshëm më shumë përvojë në ekipin e saj. Personat më të rëndësishëm janë nëna Daniela Ceccarelli, kampione olimpike e vitit 2002 në Super G. Ajo dikur punonte si trajnere në Shqipëri dhe kështu i lindi ideja për të ndryshuar përfaqësimin në garat ndërkombëtare.
Cecarelli është trajnerja e Colturit dhe e shoqëron në çdo hap të saj. Babai Alessandro është po ashtu trajner, por më strategjik. Ndërkohë, Andrea Vianello është një mjeshtër i zanatit të tij të skive. Ai dikur ka punuar me legjendat e skive, italianin Alberto Tomban, amerikanen Lindsey Von, sllovenen Tina Maze dhe danezen Viktoria Rebensburg.
Tre persona që punojnë për një vajzë që nuk di ta drejtojë veturën? Po tallesh me mua. E ke seriozisht kur e thua! Colturi ka gjithashtu një fizioterapist, një trajner fitnesi, një nutricionist dhe një menaxher. Dhe ajo mbështetet nga programi i Red Bullit, anëtar i të cilit është edhe Marco Odermatt. Asgjë nuk i lihet rastësisë.
Shumë presion mbi supet e adoleshentes. Por Colturi, e cila pritej të kishte një karrierë edhe në patinazh artistik, e ka përballuar mirë deri tani. Pas debutimit të saj në podium, ajo duket më e relaksuar sesa euforike, është gjithmonë miqësore dhe e drejtë, por gjithashtu nuk zbulon shumë nga jeta e saj private.
“Jam shumë, shumë e lumtur”, thotë ajo.