Këtë javë përfaqësuesja e Kosovës në futsall i fillon kualifikimet për Euro 2026. Kosova është në Grupin 10, ndërsa ndeshjen e parë e luan në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje është të premten nga ora 18:00.
Në ndeshjen tjetër të grupit takohen Bullgaria e Franca.
Më 17 dhjetor, Kosova e pret Bullgarinë nga ora 20:00, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Franca e Gjeorgjia.
Ndeshjet tjera janë në fund të janarit e fillim të shkurtit, ndërsa kualifikimet përmbyllen në prill.
Dhjetë fituesit e grupeve kualifikohen në Evropian, ndërsa tetë përfaqësueset më të mira të pozitës së dytë luajnë në plejof.
Selektori Agon Ramadani të hënë publikoi listën e lojtarëve të ftuar. Ramadani është bazuar kryesisht në lojtarët që kanë bartur barrën deri më tani.