Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka shënuar një gol ndeshjen për Kupë të Belgjikës të cilën skuadra e tij Club Brugge e fitoi 3:1 ndaj Patro Eisdenit.
Me fitoren e arritur të martën, Jashari me skuadrën e tij u kualifikuan në çerekfinale të Kupës belge.
Jashari shënoi golin në minutën e 81-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të.