Sonte në Riad të Arabisë Saudite zhvillohet rimeçi mes Oleksandr Usykut dhe Tyson Furyt.
Meçi i kategorisë së rëndë është i vlefshëm për titujt IBO, WBC dhe WBO.
Ukrainasi Usyk mban këta tituj, pas fitores ndaj britanikut Fury më 18 maj në Riad.
Me atë fitore Usyk ishte bërë kampion i padiskutueshëm i kategorisë së rëndë të boksit profesionist. Këtë herë meçi nuk është i vlefshëm për versionin IBF.
Usyk ende i pamposhtur, mbron titujt e botës
Ai e mposhti Tyson Furyn me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të forta në Riad.
Përfundoi lufta, kush është kampioni i madh?
Ka përfunduar edhe raundi i 12-të dhe i fundit i luftës Usyk – Fury. Ka mbetur që gjyqtarët ta shpallin fituesin. Nuk kishte nokaut e as rrëzime të boksierëve. Raundi i 12-të ishte i hatashëm, me shumë goditje.
Edhe një raund deri në fund të spektaklit
Ka mbetur vetëm edhe një raund në spektaklin e boksit Usyk -Fury.
Kush do të fitojë në Riad? A do të ketë nokaut?
Edhe dy raunde deri në fund
Usyk e Fury e kanë përfunduar edhe raundin e dhjetë.
Britaniku reagoi me goditje të fortë dhe duket se ka freskinë e duhur për fund.
Usyk po ashtu duket i gatshëm për të shkuar deri nê fund.
Raundi i nëntë, lufta ende e hapur
Ka përfunduar edhe raundi i nëntë i luftës Usyk – Fury.
Ukrainasi duket se është në epërsi të lehtë.
Lufta vazhdon të jetë plotësisht e hapur.
Usyk – Fury, përfundon raundi i tetë
Pa taktizime janë paraqitur Usyk e Fury në raundin e tetë. Kishte goditje, por edhe kapje e veprime të palejuara.
Raundi i shtatë: Usyk po e merr kontrollin
Usyk ka shfaqur më shumë edhe në raundin e shtatë të meçit me Furyn. Atij tashmë i takon qendra e ringut, ndërsa e dha një tjetër goditje të rrezikshme.
Një goditje të rrezikshme e kishte edhe Fury.
Gjysma e luftës – Usyk apo Fury
Ka përfunduar raundi i gjashtë. Usyku ka bërë dy goditje shumë të rrezikshme.
Raundi i pestë: Fury po bëhet i rrezikshëm
Raundi i pestë ishte më i miri deri më tani për Tyson Furyn. Ai dominoi ndaj ukrainasit Usyk, duke e goditur disa herë.
Por Usyk duket ende i palëkundur.
Raundi i katërt, Usyk e më pas Fury
Usykut i takoi momenti i parë i mirë në raundin e katërt.
Por Fury reagoi me sukses, duke lidhur disa goditje që gjetën cakun.
Raundit i tretë, lufta po bëhet interesante
Raundi i tretë i meçit Usyk – Fury ka ofruar boks më të mirë.
Dy boksierët kanë shkëmbyer goditje, por ende nuk ka shenja se njëri prej tyre do të dorëzohet.
Fury e Usyk japin sinjalet e para
Në raundin e dytë Fury e Usyk kanë dhënë pak goditje po ashtu.
Më i lëvizshëm është Usyk, ndërsa Fury e mban në distancë ukrainasin.
Fury e dha një goditje solide në këtë raund.
Raundi i parë, pak goditje nga Fury e Usyk
Ka përfunduar raundi i parë i luftës Usyk – Fury.
Dy boksierët kryesisht kanë qëndruar në mes të ringut, pa dhënë goditje të shumta.
Raundi i parë shërbeu për të testuar njëri-tjetrin.
Usyku me veshje tradicionale
Oleksandr Usyk doli në ringun e Riadit me veshje tradicionale ukrainase. Edhe muzika është me tipare ukrainase.
Pas Usykut janë pjesëtarët e stafit që mbajnë brezat e kampionit.
Si zakonisht, Usyk është shumë serioz dhe disi i ftohtë derisa del në ring.
Fury del i pari në ring
Tyson Fury tashmë ka dalë në ring në “Kingdom Arena” në Riad. Dalja e tij ishte spektakolare, ashtu si pritej.
Britaniku duket i gatshëm për luftë kulmore me Oleksandr Usykun.
Fury kërkon revanshin
Britaniku Tyson Fury vlerësohet prej figurave më interesante të boksit në dekadat e fundit. Ka kohë që pritet një përballje e tij me britanikun tjetër, Anthony Joshua.
Por fillimisht 36-vjeçari Fury duhet ta mposht Oleksandr Usykun.
Usyk i mban titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi e mposhti Furyn në Arabi Saudite.
Fury këtë herë ka folur më pak para meçit dhe është dukur më i fokusuar në fazën përgatitore për rimeçin me ukrainasin.
Gjiganti Fury i ka 34 fitore në boksin profesionist, 24 prej tyre me ndërprerje. E ka edhe një barazim dhe atë humbje që ia shkaktoi luftëtari ukrainas.
Meçi Fury – Usyk zhvillohet pas pak në Riad të Arabisë Saudite.
Usyku e kërkon fitoren e 23-të në boksin profesionist
Oleksandr Usyk është aktualisht boksieri kryesor i kategorisë së rëndë.
Ukrainasi Usyk vlerësohet se frymëzon gjithë vendin e tij, që po përballet me pushtimin e Rusisë.
Usyku ka 22 fitore në karrierën profesionale, 14 prej tyre me ndërprerje. Nuk ka barazime e as humbje.
Ka rrahur Anthony Joshuan dy herë në të kaluarën e po ashtu Tyson Furyn në muajin maj.