Pjesë e Manchester Unitedit, qendërmbrojtësi anglez, Harry Maguire, është nga viti 2019.

Kontrata aktuale me gjigantin anglez i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Por Maguire dëshiron që të paktën edhe një edicion tjetër të qëndrojë tek Unitedi.

Maguire ka konfirmuar se është në bisedime me drejtuesit e Unitedit për ta rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

“Unë nuk kam menduar vërtet për këtë. Por të gjitha shenjat janë pozitive për momentin dhe biseda që po bëj me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës është vërtet pozitive”, ka thënë Maguire, shkruan të hënën “The Guardian”.

Këtë edicion mbrojtësi qendror ka luajtur në 13 ndeshje. Ka kontribuar me një gol.

Maguire tek Unitedi u transferua nga Leicester City për 87 milionë euro.

Ai është prej qendërmbrojtësve më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Në vitet e kaluara, 31-vjeçari Maguire është kritikuar shumë nga tifozët.