Skuadra e Granadas ka shënuar golin e dytë ndaj Racing Santander, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga 2.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Uzuni shënoi gol në minutën e 53’të dhe me këtë shënim futet në historinë e klubit spanjoll.
Sulmuesi shqiptar bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së Granada-s me 45 gola, një më shumë se vendi i dytë, Youssef El Arabi.