Roma ka fituar me rezultat bindës ndaj Bragas në Ligën e Evropës, në xhiron e gjashtë të Ligës së Evropës.

Roma të enjten mbrëma fitoi 3:0 në stadiumin “Olimpico”, me golat e Lorenzo Pellegrinit dhe mbrojtësve Saud Abdulhamid dhe Mario Hermoso.

Nga minuta e 68-të, mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pasi direkt me karton të kuq u ndëshkua Matheus.

Roma pas gjashtë ndeshjeve të luajtura ka nëntë pikë, dy më shumë se Braga.