Xherdan Shaqiri ka shënuar edhe njëherë nga gjuajtja e lirë. Ai shënoi golin e epërsisë për Baselin në ndeshjen për Kupë të Zvicrës kundër Sionit. 

Shaqiri shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë. 

Ndeshja Basel – Sion po luhet në Basel dhe i takon një të tetës së finales të Kupës së Zvicrës.