Vllaznia e Shkodrës ishte duke fituar 84:83 ndaj Sigal Prishtinës kur kishte mbetur edhe një minutë lojë deri në fund të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës Unike.

Por nuk e ruajti epërsinë.

Sigal Prishtina fitoi në fund 85:84 ndaj Vllaznisë, falë pikëve që i shënoi në fund Cory Reeves. Reeves e mbylli ndeshjen te vendësit me 15 pikë, gjashtë kërcime e një asistim, ndërsa më i dalluari ishte Muhamedali Janjeva me 19 pikë, dy kërcime e dy asistime.  Te Vllaznia, Maurice Walton shënoi 23 pikë, 13 kërcime e një asistim.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

29:25 fitoi Vllaznia në çerekun e parë, ndërsa Sigal Prishtina e fitoi çerekun e dytë 15:14, ndërsa të tretin 23:22.

Lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, por prishtinasit fituan edhe në 10 minutat e fundit, 22:19.