Manchester United pritet ta kompletojë transferimin e tyre të dytë këtë muaj pasi klubi ka ‘rrëmbyer’ një talent nga një klub rival në Ligën Premier.
Unitedi më herët këtë muaj ka siguruar shërbimet 17-vjeçarit Diego Leon, i cili do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme pasi të mbushë 18 vjet.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amorim pritet që të shtojë një qendërmbrojtës të ri në ekipin e tij.
Romano ka konfirmuar transferimin e të riut Ayden Heaven tek Manchester United, me 18-vjeçarin që pritet të largohet nga Arsenali.
Testet mjekësore tashmë janë caktuar pasi ai refuzoi një marrëveshje të re nga Arsenali dhe një ofertë nga Eintracht Frankfurt.
Heaven e nisi karrierën e tij tek West Hami para se t’i bashkohej akademisë së Arsenalit.
Ai ka qenë i përfshirë në ekipin e parë të Mikel Artetas gjatë parasezonit së bashku me Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri.
Heaven ishte në mesin e rezervistëve për ndeshjen ndaj Tottenhamit teksa debutimin e tij me Arsenalin e kishte bërë ndaj Preston North End.
Një raport i mëtejshëm pretendon se Heaven konsiderohet si një blerje për ekipin e parë të Man United dhe do të ofrojë mbulim për Lisandro Martinez.