Oligarku rus Roman Abramovich, i sanksionuar nga autoritetet perëndimore, mund t’i detyrohet Britanisë së Madhe deri në 1 miliard funte pasi kishte shmangur pagesën e tatimeve nëpërmjet kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë, thuhet në provat që i ka parë “BBC”. 

Dokumentet tregojnë investime me vlerë 6 miliardë dollarë që u transferuar përmes kompanive në Ishujt Virgjër Britanikë. Por, provat sugjerojnë se ato janë menaxhuar nga Britania e Madhe dhe se duhej paguar tatime aty. 

Disa nga paratë që financuan klubin e futbollit Chelsea, sa ishte në pronë të Abramovichit, mund të gjurmohen në kompanitë e përfshira në skemë, gjetën gjithashtu BBC dhe Byroja e Gazetarisë Investigative (TBIJ). 

Avokatët e oligarkut rus thanë se ai “gjithmonë ka marrë këshilla të pavarura profesionale tatimore e ligjore” dhe “veproi në përputhje me ato këshilla”. 

Ai mohon të ketë njohur ose të jetë personalisht përgjegjës për ndonjë taksë të papaguar.