Futbollisti shqiptar që vlerësohet shumë në Suedi e që aktivizohet te Malmo, Elison Makolli, ishte afër transferimit te skuadra qipriotë, Omonia Nicosia.

Por, transferimi i tij nuk pritet të realizohet.

Mediumi suedez “FotbollDirekt”, ka shkruar të mërkurën se 20-vjeçari nuk i ka kaluar testet mjekësore.

Klubi qipriot nuk ka shkruar për kompletimin e transferimit të qendërmbrojtësit, i cili me ekipin e parë në edicioni aktual i ka dy paraqitje.

Makolli ka kontratë me Malmon deri në vitin 2028.