Manchester City ka shfaqur interesim për mesfushorin sulmues të talentuar gjerman, Florian Wirtz.
Sipas mediumit spanjoll El Nacional, Qytetarët planifikojnë t’i bëjnë një ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për lojtarin në verën e vitit 2025.
Manchester City është gati të paguajë rreth 100 milionë euro për Wirtz.
Megjithatë, Bayer Leverekusen pritet të kërkojë një shumë edhe më të lartë për yllin e tyre.
Floriani këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 11 asistime.
Ai kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Bayern Munich, pasi llogaritet si një prej talentëve më të mëdhenj në Evropë.