Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Sivassporit.

Ai nuk pritet të largohet nga klubi turk në afatin kalimtar të këtij muaji.

Trajneri i Sivassporit, Omer Erdogan, ka lënë të kuptohet se Manaj ka oferta nga klubet e tjera por theksoi se 27-vjeçari do të qëndrojë.

“Ashtu siç u bëjmë oferta lojtarëve të ekipeve të tjera, sigurisht që ka oferta edhe për lojtarët tanë. Rey Manaj është një lojtar i rëndësishëm. Ai i dëshmoi edhe një herë cilësitë në ndeshjen e fundit. Thashethemet do të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së transferimit. Nuk dua të humbas lojtarët e rëndësishëm që kemi planifikuar për pjesën e dytë të sezonit, koha është shumë e shkurtër. Mendimi ynë aktual është se Rey Manaj do të vazhdojë me ne”, ka thënë Erdogan, shkruan të martën “Futboo”.

Manaj në 14 ndeshjet e luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.