Klubi gjerman, RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kartonit të Xavi Simons nga Paris Saint-Germain.

Pas një viti e gjysmë si huazim, RB Leipzig ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes për yllin holandez, Xavi Simons.

“RB Leipzig ka arritur marrëveshje me Paris St. Germain për transferimin e Xavi Simons”.

“Lojtari ofensiv 21-vjeçar u transferua te Red Bulls si huazim në verën e vitit 2023, i cili u zgjat edhe për një vit tjetër në gusht 2024”.

“Këtë javë palët ranë dakord për një transferim të holandezit. Kontrata e tij është deri në vitin 2027”.

“Në 60 ndeshje konkurruese për RB Leipzig deri më tani, lojtari kombëtar ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 19 asistime”, thuhet në njoftim.

Çmimi i marrëveshjes thuhet se është 50 milionë euro plus 30 milionë euro tjera bonuse.