Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori ka shënuar gol në minutën e 74-t për t’ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Arsenalit.
Arsenali të shtunën në udhëtim fitoi ndaj Wolverhamptonit me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të Premier Leagues.
Të dyja skuadrat e kishin nga një futbollist më pak në fushë.
Së pari tek Arsenali direkt me karton të kuq në minutën e 43-të u ndëshkua Myles Lewis-Skelly.
Ndërsa te Wolverhamptoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë mesfushori brazilian, Joao Gomes, në minutën e 70-të.
Arsenali ka 47 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Liverpooli lider.
Wolverhamptoni ka 16 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.