Atalanta do të jetë mysafire e Barcelonës të mërkurën nga ora 21:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të “Champions Leagues”.
Por skuadra italiane do të jetë pa sulmuesin kryesor të skuadrës, Ademola Lookman në duelin ndaj Barçës.
Gjatë stërvitjes të së hënës sulmuesi nigerian pësoi lëndim në gjurin e këmbës së djathtë.
Në ditët e ardhshme do të bëhen disa teste mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit të sulmuesit Lookman.
Në vend të 27-vjeçari Lookman pritet të startojë sulmuesi belg, Charles De Ketelaere.
Lookman në 27 ndeshjet e luajtura këtë edicion ka kontribuar me 14 gola dhe shtatë asistime.