Skuadra e Ballkanit është përforcuar me futbollistin e Clujit, Valentin Serebe.
Sulmuesi Serebe u prezantua të enjten gjatë ditës nga kampioni i trefishtë i Kosovës në futboll.
Ai i është bashkuar suharekasve në formë huazimi nga skuadra rumune.
“Serebe vjen te Ballkani si përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara në sulm. Jemi të bindur se me talentin dhe përkushtimin e tij, ai do ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave tona këtë sezon”, ka shkruar Ballkani që të mërkurën e prezantoi edhe portierin Artan Iljazi.
Iljazi u trnasferua Shkupi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës e Gostivari.