Barcelona nuk ka lejuar të mposhtet në shtëpi nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

“Blaugrana” të mërkurën mbrëma barazoi në shtëpi 2:2 me skuadrën italiane dhe ka avancuar në 1/8 e finales me 19 pikë nga vendi i dytë.

Atalanta do të luajë në 1/16 e finales në plejof, pasi përfundoi me 15 pikë në pozitën e nëntë.

Lamine Yamal shënoi për Barcelonën në minutën e 47-të, kurse Ederson i barazoi shifrat për mysafirët në minutën e 67-të.

Ronald Araujo në minutën e 72-të shënoi për 2:1.

Mario Pashaliq e vendosi sfidën me golin e minutës së 79-të.

Kapiteni i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen te mysafirët.