Barcelona ka shënuar fitore shumë të thellë të dielën mbrëma. E mposhti 7:1 rivalen e dikurshme, Valencian, në kuadër të La Ligas.
Frenkie de Jong shënoi që në minutën e tretë, ndërsa Ferran Torres në minutën e tetë. Raphinha shënoi golin e tretë në minutën e 14-të.
Fermin Lopez i shënoi dy gola, Robert Lewandowski një, kurse Cesar Tarrega realizoi autogol. Golin e vetëm për Valencian e shënoi Hugo Duro.
Pas xhiros së 21-të, Barça renditet e treta me 42 pikë, shtatë më pak se lideri, Real Madridi.
Valencia është vetëm e parafundit (19) me 16 pikë.