Pas disfatë që e pësoi nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve, Bayern Muencheni të shtunën është kthyer te fitorja në Bundesligë.

Në kuadër të javës së 19-të, Bayerni si mysafir e ka mposhtur Freiburgun me rezultatin 2:1.

Harry Kane në minutën e 15-të shënoi për 1:0.

Për 2:0 realizoi qendërmbrojtësi Kim Min-jae në minutën e 54-t.

Matthias Ginter në minutën e 68-të e shënoi golin e vetëm për vendësit.

Freiburgut i mungoi mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, për shkak të lëndimit.

Bayerni mbetet lider me 48 pikë.

Freiburgu ka 27 pikë dhe është në vendin e nëntë.