Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao dhe kapiteni Davide Calabria patën një përplasje pas fitores ndaj Parmas.
Debati mes tyre duket se eskaloi dhe për pak kishte edhe përleshje fizike, por ajo u ndalua nga futbollistët dhe stafi i klubit kuqezi.
E kapiteni Kalabria, ka folur pas kësaj përplasje dhe i ka kërkuar falje trajnerit Conceiçao dhe tifozëve të Milanit.
“Është një nga ato gjëra në fushë, një keqkuptim mes meje dhe trajnerit, ishte adrenalina e ndeshjes, por ne e sqaruam. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që shohim gjëra të tilla, është e zakonshme në futboll. Kërkoj falje sepse nuk është diçka e këndshme”, deklaroi Calabria.
Kujtojmë që Milani shënoi fitore ndaj Parmas, duke e përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes nga 1-2 në 3-2.