Joao Felix dhe Tosin Adarabioyo ka dhënë kontribut të madh të shtunën në fitoren e Chelseat.

Të dy futbollistët realizuan nga dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Chelseat ndaj Morecambes në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

25-vjeçari Felix e realizoi golin e katërt dhe të pestë në minutën e 75-të dhe të 77-të.

Ndërsa Adarabioyo e shënoi golin e parë në minutën e 39-të dhe golin e tretë në minutën e 70-të.

Christopher Nkunku ishte shënuesi i golit të dytë në minutën e 50-të.

Nkunku humbi penallti edhe në minutën e 17-të.

Chelsea ka 36 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në Premier League.