Dinamo Zagrebit i ka munguar fati për të avancuar në plejofin e Ligës së Kampionëve.
Kampioni kroat e mposhti 2:1 Milanin e famshëm, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme.
Dinamo përfundoi e 25-ta, përkatësisht në pozitën më të lartë që nuk siguron avancimin. Dinamo mblodhi 11 pikë, sa i kanë edhe Manchester City, Sportingu e Club Brugge. Por për shkak të goldallimit, Dinamo është e fundit prej këtyre skuadrave.
City, Sportingu e Brugge avancuan në plejof.
Dinamos i është dashur fitore edhe për tre gola më e thellë për t’u kualifikuar.
Martin Buturina e Marko Pjaca shënuan golat për Dinamon. Për Milanin realizoi Christian Pulisic . Milani prej minutës së 39-të luajti me një lojtar më pak në fushë.
Milani përfundoi i 13-ti dhe po ashtu avancon.
Dinamo ishte në lojë për kualifikim deri në fazë të vonshme të ndeshjeve.
Por barazimi 1:1 i Sportingut me Bolognan e nxori nga loja. Bologna ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 21-të, ndërsa Sportingu golin e barazimit vendimtar e shënoi në minutën e 77-të.