Marco Odermatt e ka fituar garën e sllallomit të madh në Kupën e Botës në skijim alpin, që të dielën u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Zvicerani Odermatt fitoi me kohë prej 2:27.55 minuta, ndërsa për 20 të qindtat e sekondës më i ngadalshëm pas dy lëshimeve ishte zvicerani tjetër, Loic Meillard.
Italiani Luca De Aliprandini u rendit i treti.

Katër skitarë të Zvicrës ishin në shtatë më të mirët.

Gara e ardhshme e Kupës së Botës për skitarë është të premten në Wengen.