Pas shkarkimit të Nuri Shahinit, Borussia Dortmundi është në kërkim të një trajneri të ri. 
Mike Tullberg është trajner i përkohshëm i Dortmundit. 

Në ditët e fundit u raportua se trajner i “verdhezinjëve” mund të jetë ish-trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag. 

Por eksperti i transferimeve Fabrizio Romano të hënën ka shkruar se holandezi Ten Hag nuk do të jetë trajner i klubit gjerman.  Dortmundi dëshiron që trajner të skuadrës ta ketë kroatin Niko Kovaç. 
Shahini u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. 

Dortmundi pas 19 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në Bundesligë ka 26 pikë dhe është në vendin e 11-të.