Edhe pse me trajnerin e ri, Borussia Dortmundi nuk ka arritur fitore në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Bundesligës.

Mike Tullberg i cili është trajneri i përkohshëm i Dortmundit, e filloi me barazim aventurën te “verdhezinjtë”.

Dortmundi të shtunën në shtëpi barazoi 2:2 me Werder Bremenin.

Për Dortmundin kjo ishte ndeshja e pestë rresht pa fitore në të gjitha garat.

Ka katër disfata dhe një barazim.

Nga minuta e 21-të, Dortmundi ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Nico Schlotterbeck u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Shtatë minuta më pas, Serhou Guirassy, realizoi për 1:0 në të mirë të vendësve.

Dortmundi e dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të pas autogolit të realizuar nga Marco Friedl.

Mysafirët u kthyen në lojë në minutën e 65-të duke e ngushtuar rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Leonardo Bittencourti.

Ndërsa shifrat në 2:2 i barazoi Marvin Ducksch shtatë minuta më pas.

Dortmundi ka 26 pikë kurse Werder Bremeni ka një pikë më shumë.