Borussia Dortmundi ka katër disfata rresht në të gjitha garat, dhe kjo bëri që nga posti i trajnerit të shkarkohet Nuri Shahini.
Dortmundin në ndeshjen e ardhshme do ta drejtojë Mike Tullberg.
Tullberg është emëruar trajner i përkohshëm. 39-vjeçari e drejton grupmoshën U19 të Dortmundit.
Të shtunën nga ora 15:30, Dortmundi e pret Werder Bremenin në ndeshjen e vlefshme të javës së 19-të të Bundesligës.
Dortmundi ka 25 pikë dhe është në pozitën e dhjetë.
Ndeshje tjetër interesante që luhet të shtunën nga ora 15:30 është ajo në mes të Leipzigut dhe kampionit në fuqi të elitës së futbollit gjerman, Bayer Leverkusenit.
Leverkuseni të martën u mposht nga Atletico Madridi 2:1 në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve.
Një ditë më pas, Leipzigu të mërkurën shënoi fitore ndaj Sportingut me rezultatin 2:1.
Leipzigu është në vendin e pestë në Bundesligë me 31 pikë, kurse Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, ka 41 pikë dhe është në vendin e dytë.
Lider është Bayern Muencheni me katër pikë më shumë.
Bayerni të shtunën nga ora 15:30 përballet me Freiburgun.
Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, do t’i mungojë Freiburgut ndaj Bayernit për shkak të lëndimit.