Pas më shumë se një vit e gjysmë vuajtje, Jean-Paul Bowtius u kthye në fushën e blertë. Holandezi bëri kthimin emocional te Darmstadi i Bundesliga 2

bluewin.ch – Jean-Paul Bowtius është dashur të pres 610 ditë për këtë moment. Të dielën ai u zëvendësua në minutën e 79-të të ndeshjes së Bundesliga 2 mes Darmstadtit dhe Paderbornit. Për holandezin ishte ndeshja e parë që nga 27 maji i vitit 2023.

Në shtator të vitit 2022, Bowtius, që ishte ende nën kontratë me Hertha BSC, ishte diagonstikuar me kancer në testikuj. Ai megjithatë u kthye pas vetëm katër javësh. 

Në mars të vitit 2024, holandezi 30-vjeçar u diagnostikua me një tjetër tumor. U detyrua të bëjë trajtime të tjera për kancer dhe kjo solli karrierën e tij në rrezik.

Bowtius, që luajti 23 ndeshje për Baselin në vitet 2015 e 2016,  ishte pa klub për kohë të gjatë. Kishte telashe për të gjetur angazhman, por vetëm deri në këtë dimër, kur Darmstadti ia hapi dyert.
“Natyrisht se jam falënderues për mundësinë”, ka thënë holandezi për Sky, pas debutimit.
“Darmstadti ishte klubi i vetëm që më besoi dhe më dha kohën e duhur për të kthyer nivelin tim”.

Atij i duhet ende kohë.

“Duhet të jem i sinqertë. Nuk kam ndjenjën e duhur për momentin”, ka pranuar Bowtius. 

Ndeshja ndaj Paderbornit u humb 1:0. Ndonëse rezultati do të duhej të ishte çështje e vogël, mesfushori është i mërzitur.

“E urrej humbjen. Dhe ne humbëm. Për këtë jam ende i mërzitur”.

Vetëm të mërkurën e kaluar Darmstadti e prezantoi Bowtiusin si lojtar të ri. Dhe ai menjëherë në fundjavë luajti ndeshje kampionale.

“Nuk ishte e planifikuar të bëj debutimin tani, por java shkoi shumë mirë dhe për këtë arsye isha në gjendje të luaja për 10 apo 15 minuta”.

Trajneri Florian Kohfeldt nuk ka saktësuar nëse holandezi do të luajë në ndeshjen e së premtes ndaj Nurnbergut.

“Duhet të shohim si përballet me këtë dhe si do të shkojë java”, ka thënë Kohfeldt.

Jean-Paul Bowtius ka luajtur për Feyenoordin, Baselin, Genkun, Mainzin e Herthan. E ka edhe një paraqitje për Holandën, në vitin 2014.