Paris Saint-Germaini pas shtatë ndeshjeve të luajtura këtë edicion në Ligën e Kampionëve ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e 22-të.

Është në rrezik që të eliminohet nga “Championsi” që në fazën e ligës. 

Parisit i duhet së paku një barazim që ta sigurojë plejofin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enrique të mërkurën nga ora 21:00 luan në udhëtim te Stuttgarti në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Champions.

Enrique të martën në konferencë për shtyp deklaroi se do të udhëtojnë për në Stuttgart për të fituar.

“Ne po shkojmë në Stuttgart për të fituar, gjë që do të përmirësonte pozicionin tonë në tabelë dhe ky është objektivi ynë. Pas analizimit të Stuttgartit nuk jam i befasuar kur shoh se ka përfunduar në pozitën e dytë sezonin e kaluar, me mënyrën se si luan. Sigurisht që do të jetë një lojë e vështirë. Mendoj se kemi qenë superiorë ndaj pothuajse të gjitha skuadrave që kemi luajtur në ‘Champions’, veçanërisht në shtëpi”, ka thënë Enrique.

Stuttgarti ka dhjetë pikë në vendin e 24-t dhe po ashtu kërkon avancimin.