Bora ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 85:72.
Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 19-të.
Bora tani i ka gjashtë fitore e 13 humbje. Me 25 pikë renditet e shtata. Vëllaznimi i ka 29 pikë në mesin e tabelës. Ka dhjetë fitore e nëntë humbje.
Skuadra prishtinase e fitoi çerekun e parë me rezultat 24:16 dhe të dytin me rezultatin 25:19. Gjakovarët u kthyen në çerekun e tretë, të cilin e fituan 24:17. Në çerekun e fundit vendasit vetëm e konfirmuan fitoren.
Henrik Shirko u dallua te Bora me 18 pikë e gjashtë kërcime. Alex Lomax i kishte 15 pikë, gjashtë asistime e pesë kërcime, ndërsa Desmond Cambridge i realizoi 13 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Musab Mala ndihmoi fitoren me 11 pikë, ndërsa 10 pikë e shtatë kërcime i kishte Jetmir Zeqiri.
Jericole Hellems i kishte 18 pikë, pesë kërcime e katër asistime te Vëllaznimi. 11 pikë e shtatë kërcime i shtoi Trey Anderson, kurse 11 pikë i kishte edhe Atik Koshi.